I përmendën nënën e ndjerë/ Dafina Zeqiri pas skandalit në ‘BBVK’: Si lejohet kjo dh*në në TV?!

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë një reagim të ashpër publik, pas situatave të tensionuara dhe akuzave për bullizëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”.

Ditët e fundit, rrjeti ka zier nga videot ku banorja më e re, 18-vjeçarja Elijona Binakaj, shfaqet nën presionin e vazhdueshëm të banoreve Alba Pollozhani dhe Benita Zena.

Situata agravoi kur kjo e fundit i përmendi Elijonës nënën e ndjerë, duke i thënë: “Nuk e ka mamin këtu për ta mbrojtur”, deklaratë tronditëse që solli edhe reagimin e menjëhershëm të familjes së 18-vjeçares.
Nisur nga këto pamje që po qarkullojnë, Dafina Zeqiri nuk është përmbajtur dhe ka shprehur indinjatën e saj të thellë në një koment publik.

Ajo ka dënuar formatin për promovimin e dhunës psikike dhe fizike si formë argëtimi.

Në reagimin e saj, Zeqiri shkruan: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”

Ky qëndrim i artistes i bashkohet zërave të shumtë kritikë të publikut, të cilët kërkojnë marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e integritetit të shtëpisë.


Shtuar 21.11.2025 22:13

Tags: ,