A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë? Ja si përgjigjet Rama

Këtë të premte, mbahet samiti Groëth Plan “Our pathway to EU”, në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, është pyetur nga gazetarët për lajmin e ditës, masat që GJKKO dha dje për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, të cilës i është bllokuar pasaporta.

Pak para nisjes, kreut të ekzekutivit shqiptar iu bë pyetje nëse; ‘do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?- ndërkohë që kryeministri nuk iu përgjigj.

Rama ka qeshur me ironi dhe më pas është larguar.


Shtuar 21.11.2025 09:38

Tags: ,