Balluku e pandehur nga SPAK del në foltoren e Kuvendit: Reforma në drejtësi, produkt i PS dhe Ramës, nuk do dëgjoni sharje nga unë… (VIDEO)

Këtë të të mërkurë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, ka dalë në foltoren e Kuvendit për të folur për buxhetin, por opozita braktisi sallën në shenjë protestë ndaj saj.

Gënjeshtra dhe baltë! Kështu i cilësoi akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

Nga foltorja e Kuvendit, Balluku iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, ndërsa tha se nuk do të komentojë hetimet e drejtësisë, ndërsa vlerësoi këtë të fundit.

Gjithashtu, Balluku deklaroi se nuk ka asnjë koment, në respekt të plotë sic tha ajo “për misionin e saj”, pasi u shpreh se “PS e ka mbeshtetur reformen në drejtësi”.

Ajo refuzoi të komentojë, duke thënë se çështja është në hetim, duke theksuar se; “hetimet kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo”.

“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, aludimet gjysmë të vërteta, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, pikat e saj të dobët, me pikat e saj të forta, por si diçka e re që konsolidohet dita ditës

Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë dhe gjykatës, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu sic gjykon. Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim, pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo.

Unë si kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi dhe produktet e saj edhe kur prekemi personalisht, pasi ndryshe nga sa thoni e mendohet PS është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri, ku fjala e secilit dëgjohet dhe fjala e secilit ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti. Ndaj në respekt të plotë të misionit të saj nuk kam asnjë koment”, tha Balluku.

 

 

 

 


Shtuar 19.11.2025 13:23