E rëndë në Korçë/ Humb jetën 48-vjeçarja, djali i saj akuza mjekëve: Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje?

Në një prononcim për mediat, djali i 48-vjeçares, Gentiana Nano, e cila ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesë, në lagjen 15 të qytetit të Korçës ka akuzuar mjekët për neglizhencë.

Ai thotë se nëna e tij u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më parë pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi.

Të lidhura

None found

Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjekët pasi i kanë bërë disa injeksione e kanë dërguar sërish në shtëpi.

Erdiol Nano, akuzon mjekët se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij dhe i kanë larguar nga spitali ndërkohë që nëna e tij nuk ndjehej mirë.

“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do vemë në spital. E çuam, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemin, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorrën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. Sot në mëngjes u ngrit, mori për të ngrenë dhe ishte në dhomën e saj. Gjyshi më tha hajde foli mamit se spo na përgjigjet. U ngrita dhe shkova atje, e pashë të shtrirë, e kuptova që kishte ndërruar jetë.

Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorrën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër”,- është shprehur djali.


Shtuar më 16.11.2025 14:16

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş