Sfida Shqipëri-Angli/ Nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, ja kë dërgon në tribunë trajneri Silvinjo

Mario Mitaj dhe Juljan Shehu, nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Anglisë (18:00).

Dyshja është pikë fikse e formacionit, por duke qenë se kanë nga një karton të verdhë dhe një ndëshkim tjetër i mundshëm do sillte mungesën e tyre në play-off, trajneri ka vendosur mos i ketë të gatshëm.

Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti, janë rikthyer të gatshëm për këtë duel, teksa në Andorra qëndruan në tribunë.

Veç Mitajt dhe Shehut, edhe Ajeti, Manaj e Bajrami kanë nga një karton të verdhë, ndaj sot nuk pritet të jenë në fushë.

Trajneri Sylvinho dje për mediat foli për rotacion në ekip.