Pas arritjes në Play Off të Botërorit, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit Kualifikuese të Botërorit ndaj Anglisë të dielën në orën 18.00.
Stërvitja zyrtare është parashikuar në orën 18.00 këtë të shtunë, me trajnerin Sylvinho që do provojë skema të ndryshme, ndërsa me siguri do ketë edhe ndryshime.
Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë do të gjykohet nga Marco Guida. Kujtojmë se kuqezinjtë kanë prerë një biletë për në fazën Play Off, sakaq “3 luanët” janë kualfiikuar direkt për në botëror.
