Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku prej kohësh janë në një lidhje dashurie, por romancën e tyre e kanë mbajtur larg syrit të publikut.
Edhe pse të dy janë personazhe mjaft të njohur, ata kanë zgjedhur që jetën private ta mbajnë sa më diskrete, duke mos ndarë shumë detaje me ndjekësit e tyre.
Përveç disa postimeve të rralla në rrjete sociale, dyshja nuk kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, së fundmi, Vesa ka vendosur të jetë pak më e hapur në lidhje me romancën që po përjeton me futbollistin e njohur të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.
Nëpërmjet rubrikës “pyetje-përgjigje” në Instagram, ajo është përballur me një pyetje mjaft interesante nga një ndjekës, i cili e pyeti nëse do të vinte nuse në Tetovë.
Përgjigjja e Vesës ishte e shkurtër, por mjaft domethënëse dhe plot finesë. “Jam nuse në Gjilan”, shkroi ajo, duke iu referuar me krenari vendlindjes së futbollistit.
Ky reagim i saj jo vetëm që konfirmon lidhjen e tyre, por edhe tregon se marrëdhënia mes çiftit është mjaft serioze.
Vesa është një mbështetëse e madhe e Dakut dhe, së fundmi, e ka vizituar atë në Rusi për ta përkrahur nga tribunat e stadiumit të Rubin Kazan, ku ai luan aktualisht.
