Ish-banorja e BBV3 flet për herë të parë për periudhën së e ‘post-partum’: Kisha lëkundje emocionale

Ish-banorja e Big Brither Vip Albania 3, Sara Gjordeni, ka folur për herë të parë pas lindjen së vajzës së saj dhe pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani.

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’ ajo tregoi se shkak i kësaj shkëputje u bë periudha e pas lindjes, ose ndryshe ‘post-partum’, të cilën ajo e ka kaluar me shumë luhatje humori dhe një gjendje emocionale jo shumë të mirë.

“Për shumë gjëra duke nisur që nga shëndeti shpirtëror, ngarkohemi, ardhja në jetë e një fëmije ta ngarkon edhe rutinën. Mu desh një shkëputje dhe besoj që më ka bërë shumë mirë. Njoha disa nga simptomat e post-partum. Unë i kam ndjerë këto simptoma 8 muaj pas lindjes dhe nuk e dija që ishin ato. Kisha lëkundje emocionale dhe isha e mërzitur. Pastaj nga informacionet e kuptova. U konsultova me mjeken dhe më tha të marr kohë për veten.

Kisha një mërzi që nuk e dija se nga më erdhën. Më bezdisnin më shumë gjëra seç duhej. Shenja e parë ishte që nuk duroja dot shumë zhurma, kur mbivendoseshin gjërat.

Kam një partner shumë suportues që ka luajtur një rol shumë të madh, e kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam shumë me fat për të. U largova nga gjithçka”, tregoi Sara.

Sara është shprehur se partneri i saj, këngëtari i njohur Bardh Idrizi me të cili ajo krijoj një romancë brenda shtëpisë së Big Brother, ka qenë një mbështetje e madhe për të kaluar të gjithë situatën e krijuar pas lindjes së vajzës, Nea.

“Nea ka ndihmuar shumë, është shumë klishe të flasësh për fëmijën por vetëm ideja që ke një palë sy që të shohin të mbush me shpresë dhe thua që unë duhet të jem shembull për të, të jep goxha forcë. Jam përpjekur ta shohë shumë pozitivisisht dhe si një proces transformues në prind.

Edhe për të ka qenë e vështirë. Artistët janë shumë të ndjeshëm i përjetojnë shumë intensivisht. Ka pasur moment që i është dukur pak e vështirë por e ka menaxhuar në një mënyrë të jashtëzakonshme. Jam shumë krenare”, u shpreh Sara.


Shtuar 11.11.2025 23:29