Modelja e njohur ndërkombëtare Jasmine Tookes ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Juan David Borrero. Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa foto të ëmbla me djalin e porsalindur, Mateo Ira. “Bekimi më i madh,” shkroi Jasmine në mbishkrimin e postimit, duke zbuluar se Mateo ka ardhur në jetë më 28 tetor.
Vetëm disa ditë para lindjes, Tookes kishte mahnitur publikun duke parakaluar në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shkëlqente me siguri dhe elegancë.


Jasmine dhe Juan janë tashmë prindër edhe të një vajze dyvjeçare, Mia. Çifti e kishte ndarë lajmin e shtatzënisë në korrik, duke publikuar foto të ëmbla ku modeles i dallohej barku i rrumbullakosur. “Një shpirt tjetër për ta dashur,” kishte shkruar ajo në atë kohë.
Në një intervistë për revistën People, Jasmine kishte folur hapur për përvojën e saj gjatë shtatzënisë së dytë. “Kësaj here është pak më e vështirë, sepse kam një vajzë të vogël që kërkon shumë dashuri dhe vëmendje. Por përpiqem të pushoj sa herë që mundem dhe jam e mbushur me emocion,” tha ajo.
Modelja e famshme, e cila dikur ka qenë një nga “engjëjt” e Victoria’s Secret, shprehu se mezi pret kapitullin e ri në jetën e saj familjare me ardhjen e vogëlushit Mateo.
