Kryeministri Edi Rama ka arritur në selinë e Partisë Socialiste, ku pritet të nisë mbledhja e deputetëve të Tiranës.
Ai u pa duke folur në telefon që nga momenti i zbritjes nga makina deri në hyrjen në seli.
Në takim marrin pjesë edhe ish-deputetët që ishin angazhuar për zgjedhjet e planifikuara, të cilat tashmë janë anuluar.

