Varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri? ISHP: Nuk është identifikuar

Ditën e sotme në rrjet qarkulloi lajmi se varianti Delta i koronavirusit ka mbërritur në vendin tonë.

U bë me dije se ishin dy raste në qarkun e Gjirokastrës. Konkretisht një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati Asim Zeneli ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe komplikacione të njëjtat me variantin Delta.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Instituti i Shëndetit Publik i cili informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.

Sipas ISHP-së, pavarësisht numrit të lartë të testimeve, u bë e ditur se nuk ka sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

“Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid-19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.


Shtuar 7.07.2021 13:29