Zjarr në një vendgrumbullim gomash, tymi i dendur vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugë

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një vend grumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.

Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e metejshme në zonën për rreth.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit.

Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.


Shtuar 3.11.2025 20:54