Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit në Instagram, ku ka zbuluar detaje mbi raportet që mban me dy ish-banoret e tjera të spektaklit, Jori Dellin dhe Heidi Bacin.
Një prej pyetjeve që i është drejtuar ishte se çfarë marrëdhënie ka aktualisht me to, dhe përgjigjja e Beniadës ka treguar për një lidhje të sinqertë e të qëndrueshme me secilën prej tyre.

“Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë”, u shpreh ajo.
			   
			   
			   
			   
			   
			   
			   
			   