Vritet në rezidencën e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise

Presidenti haitian Jovenel Moise u vra nga një grup njerëzish të paidentifikuar, të cilët sulmuan rezidencën e tij private.

Lajmin e ka dhënë kryeministri i përkohshëm i vendit Claude Joseph, informon albeu.com.

Ndërkohë edhe gruaja e tij, Zonja e Parë Martine Moise, është plagosur dhe ndodhet në spital.

Vrasja e presidentit vjen pas thellimit të stabilitetit politik dhe ekonomik dhe një rritje të dhunës së bandave./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 12:29