Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3, ka goditur Afganistanin pas mesnatës rreth orës 01:00 sipas orës lokale.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 320 të tjerë u plagosën raportojnë autoritetet lokale, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.
Tërmeti goditi pranë Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha në Afganistan, me rreth 500,000 banorë, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me magnitudë prej 6.3 ishte në një thellësi prej 28 km dhe ishte shënuar në një nivel alarmi portokalli, që tregon se ka të ngjarë të ketë “viktima të konsiderueshme”.
