Patronazhistët dhe përdorimi i fondeve publike, Kryeprokurori Olsian Çela: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj në lidhje për krimet zgjedhore.

Çela bëri me dije se aktualisht janë në hetim disa çështje penale të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe të fondeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas tij, hetimet për këto çështje janë ende në proces dhe rezultatet pritet të bëhen të ditura brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

“Janë një sërë çështjet penale që ka filluar hetimi, ku edhe për veprën që ju referoheni nga të dhënat rezulton se janë disa çështje penale, janë të shpërndare në të gjithë territorin që lidhen me përdorimin e administratës publike, apo edhe me përdorimin e fondeve publike në fushatë zgjedhore. Këto janë në hetim dhe një rezultat i hetimeve mbetet për tu parë këtë vit apo në vitin tjetër. Janë gjyqtarët që të do vlerësojnë”, tha Cela.


Shtuar 27.10.2025 14:30