Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon heqjen e masës së sigurisë

Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, pritet të rikthehet Gjon Shkambi, por këtë herë si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë e vendosur nga shkalla e parë.

Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Sipas të dhënave, seanca do të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.

Ndërkohë, autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat.

Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.


Shtuar 24.10.2025 14:34