FOTO/ Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj shëndetësore

Sot në mëngjes, Efi Dhedhes shqetësoi jo pak ndjekësit e saj me një postim nga spitali.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 u shfaq e shtrirë në shtrat me veshjen karakteristike të pacientëve dhe mbishkrimin “Mirëmëngjes edhe kështu”, duke lënë të kuptohej se po i nënshtrohej një ndërhyrjeje.

Pak orë më vonë, Efi ndau një tjetër foto, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe shenjën e paqes, ku shkruante “Me sukses”, duke qetësuar menjëherë fansat e saj.

Nuk dihet ende për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë, por mesazhet e mbështetjes dhe urimet për shërim të shpejtë nuk munguan.


Shtuar 23.10.2025 11:17

Tags: ,