Pas disa ditësh të mbushura me aludime, komente dhe thashetheme në rrjetet sociale, Lela Seferi ka vendosur më në fund të thyejë heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë një postim në Instastory që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një reflektim të qartë mbi ndarjen e saj nga partneri, Leo.
Në sfond të errët dhe me tone të ndjera, ajo shkruan:
Ky mesazh i shkurtër, por i ngarkuar emocionalisht, duket se përmbledh ndjenjat e zhgënjimit dhe reflektimit që Lela po kalon pas ndarjes. Postimi i saj vjen pak ditë pas deklaratës së Leo-s për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ai foli hapur për krizën mes tyre:
“Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”
Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” u konsiderua si një nga çiftet më simpatike dhe të dashura për publikun, duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Të dy kanë fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, por ende ndjekin njëri-tjetrin, duke lënë hapur mundësinë e një komunikimi në prapaskenë.
Fansat kanë mbushur rrjetet me komente, ku disa shprehin keqardhje për ndarjen, ndërsa të tjerë e përgëzojnë Lelen për forcën dhe qetësinë me të cilën po e përballon situatën.