Mungoi për disa muaj, rikthimi në sfilatë i Bella Hadid u konsiderua ringritje pas sfidave me sëmundjen

Pas disa vitesh mungesë, Bella Hadid u rikthye në pasarelë me një paraqitje që do të mbahet mend gjatë.

Supermodelja 28-vjeçare ishte ylli kryesor i sfilatës së Victoria’s Secret 2025, duke shënuar një tjetër hap të madh në ringjalljen e markës legjendare të të brendshmeve.

Bella, e cila kishte qëndruar larg syrit të publikut për shkak të problemeve shëndetësore që lidhen me sëmundjen Lyme dhe sfidat e shëndetit mendor, u shfaq në formë të shkëlqyer dhe me vetëbesim të plotë.

Ajo hapi spektaklin me një reçipetë të kuqe të ndezur, tanga me dantellë dhe një pelerinë elegante që valëvitej pas saj, ndërsa ecja e sigurt dhe energjia e saj ndezën skenën.

Për shfaqjen e dytë, Bella u shfaq me një veshje engjëllore në ngjyrë të bardhë dhe argjendi, të zbukuruar me xixa dhe krahë të mëdhenj me lule të bardha, duke simbolizuar një rikthim plot forcë dhe elegancë. Publiku reagoi me entuziazëm, ndërsa momenti u cilësua si një nga më të bukurit e mbrëmjes


Shtuar 20.10.2025 19:58