Martohet ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’?

Modelja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gres Hoti, ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Në disa foto që kanë qarkulluar me shpejtësi, Gresa shfaqet e veshur si nuse, me fustan të bardhë, vello elegante dhe një pamje plot shkëlqim. Në një nga imazhet, ajo shihet duke u përqafuar me një mashkull misterioz, çka i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se modelja i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar.
Megjithatë, postimi i saj nuk përmban asnjë përshkrim apo detaj shtesë, gjë që ka lënë të hapur mundësinë që gjithçka të jetë pjesë e një projekti profesional. Duke qenë se Gresa është një modele aktive dhe shpesh bashkëpunon me dizajnerë të njohur, disa ndjekës mendojnë se bëhet fjalë për një set fotografik për një shtëpi mode apo një fushatë nusesh.


Shtuar 20.10.2025 19:54