Përgjigjja e Silvinjos shkakton të qeshura, ja si reagon trajneri i Kombëtares kur merr vesh rezultatin e Serbisë (VIDEO)

Ditën e djeshme, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, mbajti konferencën për shtyp, pasi Shqipëria kishte fituar miqësoren ndaj Jordanisë.

Kuqezinjtë ia dolën me rezultatin 4-2 në “Air Albania”.

Në momentin kur Silvinjo po fliste, sfida e Serbisë me Andorrën ishte barazim(1-1). U pyet për një koment nga ana e tij, por Silvinjo u shpreh që jo. Episod nga i cili u shkaktuan të qeshura në sallë.

Më pas, Serbia e mbylli sfidën në transfertë me fitore.

Silvinjo u pyet në konferencë edhe për ndryshimet. Trajneri i Kombëtares, dha shpjegimin e tij pas miqësores.

Zakonisht jeni kursyer sa i përket ndryshimeve në skuadër, të paktën në ndeshjet zyrtare. Mos ndoshta suksesi në këtë miqësore, që ishin zëvendësuar diku te 7 lojtarë nga baza, mund të themi se është sinjal që duhet të provojmë më tepër edhe në ndeshje zyrtare, për të sjellë diçka ndryshe në formacion?

Në fakt janë dy gjëra të ndryshme. Një miqësore për një kombëtare shërben edhe për t’i parë lojtarët, se si ata mund të funksionojnë dhe performojnë me njëri-tjetrin.

Nuk besoj që mund të vendosim 11 lojtarë në fushë dhe ata të cilët nuk janë kombinuar, nuk kanë luajtur asnjëherë me njëri-tjetrin pa u stërvitur ndoshta në pozicion e duhura, që ata të bëjnë mirë.

Por besoj në një kombinim të tillë, në një lidhje, si për shembull Berat Gjimshiti që mund të luajë në krah me Enea Mihajn, më pas sigurisht u inkuadrua edhe Klisman Cake.

Pra unë besoj te një lloj lidhje te lojtarët që janë mësuar me ne dhe taktikat tona. Ndeshjet zyrtare sigurisht që kanë ndryshime, por vlerësohen sepse duhet të vijnë në moment të caktuar.

Në ndeshjen ndaj Serbisë iu kujtoj zëvendësimi i Brojës, më pas Uzuni u spostua djathtas dhe Arbër Hoxha majtas.

Kishin mbetur edhe 30 minuta nga ndeshja dhe skuadra u përmirësuar. Ne si staf teknik e mbajtëm shënim këtë gjë. Ishte diçka që e përmirësoi skuadrën. Çdo gjë është e llogaritur në një ndeshje.

Mund të bëhen ndryshime, por jo domosdoshmërisht kur nuk janë të lidhura me pozicionet që lojtarët mund të bëjnë në fushë.

Por gjithçka është e mundur, mund të luhet me dy sulmues. Mund të luhet me skemën 3-5-2, por gjithmonë duhen vlerësuar karakteristikat e lojtarëve dhe kundërshtarëve.

Nëse je në një ndeshje kur kanë mbetur akoma 10 minuta për t’u mbyllur ndeshja, sigurisht që ti mund të bësh disa ndryshime, ta çosh skuadrën më përpara. Gjithmonë jam lloji i trajnerit që preferon të bëjë vlerësime të ndryshimeve që mund të bëhen.

 


Shtuar 15.10.2025 10:50

Tags: