Këtë të martë, do të luhen tetë ndeshjet e ardhshme, që kanë vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026. Në Europë do të zbresin në fushë përfaqësuese me emër si Italia, Anglia, Portugalia dhe Spanja.
Shqipëria e ka të gjithë interesin te ndeshjet e grupit të saj, ku mund të marrë asist për çdo hap fals të Anglisë apo Serbisë.
Në orën 20:45, Serbia do të përballet me Andorrën në transfertë pas shokut që pësoi në shtëpi.
Letonia pret Anglinë, që në rast se fiton siguron matematikisht kualifkimin. Shqipëria padyshim që është e interesuar te hapi fals i anglezëve, të cilët në ndeshjen e parë të nëntorit sfidojnë Serbinë.
Kështu do të qëndronin të motivuar për sigurimin e kualifikimit në shtëpi.
Itali – Izrael është një takim interesant, që zhvillohet në kuadër të Grupit I. Çdo hap fals, e afron më shumë Italinë me fazën “play-off”.
KUALIFIKUESET E BOTËRORIT
Ora 18:00
Estoni – Moldavi
Ora 20:45
Andorrë – Serbi
Irlandë – Armeni
Itali – Izrael
Letoni – Angli
Portugali – Hungari
Spanjë – Bullgari
Turqi – Gjeorgji