Operacioni policor në Elbasan/ Mes të shoqëruarve edhe Maks Lika, mik me Emiljano Shullazin

Policia zhvilloi një operacion policor mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, duke çuar në shoqërimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar si pjesë e botës së krimit.

Bëhet me dije se pervec Bujar Muces, pronarit te kompanise “Delta”, mes të shoqëruarve është edhe Maks Lika, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin.

Operacioni i policisë është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

 

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.


Shtuar 13.10.2025 17:47