Moderatorja dhe influencerja e njohur, Kiara Tito, i është përgjigjur ndjekësve të saj në një sesion pyetjesh në Instagram, ku një prej tyre e pyeti se si ndihet kur njerëzit flasin negativisht për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin.
Në pyetjen: “Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë, fjalët më negative, e si ndjehet ai?”, Kiara dha një përgjigje të qetë, por me domethënie të thellë.
“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje”
Moderatorja shtoi gjithashtu se as bashkëshorti i saj nuk e merr mundimin të reagojë ndaj fjalëve të këqija apo shpifjeve që qarkullojnë në rrjete sociale:
“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë”
Me këtë deklaratë, Kiara duket se dërgoi një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përfshijnë çiftin në komente negative apo debate publike duke treguar se ata zgjedhin të qëndrojnë mbi negativitetin dhe të fokusohen në jetën e tyre.
Tashme ajo eshte ne drejtimin e show-t te njohur te humorit, ‘Portokalli’, ne Top Channel.