Të enjten, dokumentari i ri i Victoria Beckham me tri pjesë do të dalë në Netflix. Ish-anëtarja e Spice Girls dëshiron të rrëfejë historinë e saj, dy vite pasi David publikoi serialin e tij që rezultoi një sukses i vërtetë.
Seriali është një dritare në karrierën e saj muzikore, jetën familjare, vështirësitë për të krijuar veten dhe përgatitja për një shfaqje të madhe në Javën e Modës në Paris.
Në të marrin pjesë edhe shoqe të saj të famshme si Eva Longoria apo zërat më të fortë të modës si Anna Wintour dhe Donatella Versace.
Victoria flet haptazi edhe për vështirësitë financiare që ka hasur me biznesin dhe frikën sesi mund “të humbiste gjithçka”. Sipas saj, njerëzit nuk e shihnin si “të kohës” dhe refuzonin ta merrnin seriozisht.
Vetë Anna Wintour i referohet kështu aspiratave të modës që kishte Victoria: “Mendova se ndoshta është një hobi. Nuk e besova shumë.”
Seriali tregon rritjen dhe vështirësitë financiare të biznesit. David thotë se mendonte që nuk do t’ia dilte të mbijetonte dhe e shoqja e pranon.
“Humba thuajse gjithçka sepse ishte një periudhë shumë e errët. Qaja çdo ditë para se të shkoja në punë sepse ndihesha si zjarrfikëse.” Stilistja 51-vjeçare shton se marka e saj ishte “dhjetëra milionë me shenjë të kuqe”.
Në një skenë tjetër, zëri i pëson një ‘krisje’ dhe sytë i mbushen me lot kur kujton sesi David iu ofrua ta ndihmonte.
Në serial, tregohet edhe sesi ia doli të shpëtonte nga kriza dhe të triumfonte në sezonin Pranverë/Verë në Javën e Modës në Paris në shtator 2024.
Gigi Hadid ishte në pasarelë me një fustan në ngjyrë të gjelbër smeraldi. Anna ndodhet në publik dhe thotë se Victoria “u tregoi të gjithëve se e kishin gabim”.
Sot, biznesi i saj ka zyra në Londër e Neë York dhe dyqani kryesor ndodhet në Mayfair në Londër. Produktet gjenden në 230 dyqane në 50 vende të botës.