Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn për kryetar bashkie: Tirana ka nevojë për një frymë të re

IRANË- Nisma Thurje ka njoftuar se ka vendosur të mbështesë kandidatin Florian Binaj për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Nisma Thurje thekson se ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë vitet e tij aktivizëm. Gjithashtu Nisma Thurje nënvizon se Binaj ka folur hapur, pa filtra në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, por zëri i tij ka mbetur i pastër dhe pavarur.

Reagimi i Nisma Thurje:

Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn për kryetar bashkie. Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm.

Si aktivist, Flori ka treguar përkushtimin të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve. Me të kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale. Si gazetar Flori ka treguar guximin për të denoncuar korrupsionin. Ai ka folur hapur, pa filtra. Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe pavarur.

Tirana ka nevojë për një frymë të re, për njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar.
Prandaj, jemi të bindur si kryetar bashkie Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Si këshilltarë bashkiak, do të ishte të punonim me kryetarin Florian Binajn për të siguruar ushqimin në shkolla, për transportin publik dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës.


Shtuar 6.10.2025 20:21