Erion Veliaj nga qelia uron djalin për ditëlindje: Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot…

Këtë të hënë, me një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar ditëlindjen e djalit të tij, i cili mbush 7-vjeç.

Veliaj shkruan se për faktin që ndodhet në qeli, sot nuk ndodhet pranë djalit për ta përqafuar në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan ai.

Kujtojmë se Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u vu në pranga për disa akuza me urdhër të SPAK.

 


Shtuar 6.10.2025 09:33