Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën “Indrit Cara”.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi I. M., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një 63-vjeçar, shtetasin Sh. Xh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë, i moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. M., 19 vjeç, banues në Kavajë, sepse në Kavajë, në rrugën “Indrit Cara”, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin Sh. Xh., 63 vjeç, me biçikletë, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”, shkruan policia.