Këtë të premte, kryabashkuaku i Vaut të Dejës është paraqitur në SPAK. Burime bëjnë me dije se SPAK do t’i komunikojë kryebashkiakut të Vaut të Dejës , akuzën për korrupsion në zgjedhje.
Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për PSD-në e Tom Doshit.
Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Asokohe Shkreli tha për News24 se “jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore”.
“Unë jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore dhe ata të bëjnë punën e vetë, ne po bëjmë punën për të cilën na ka votuar populli”, deklaroi ai.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, u sekuestruan edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se u përfshinë në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër.