Mbremjen e djeshme rreth orës 20:30, 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci, është gjetur pa shenja e në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.
Autori, i cili rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur, është vënë në pranga nga uniformat blu.
Të dy, autori dhe viktima, kanë qenë duke pirë së bashku. Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale. Autori e ka qëlluar me thikë dhe ka ikur.
Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.
Në momentin që është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas.
Raportohet se në ditë më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.