Bie bora e parë, zbardhet Kukësi (PAMJET)

Këtë të enjte, zonat Verilindore të vendit, janë përfshirë nga një valë e ftohtë që ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Kjo është bora e parë në vendin tonë.

Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore.

Fshatra të thellë si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë mbuluar nga bora, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore.

Deri tani, nuk raportohen probleme në qarkullim apo në furnizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.

 

 

Temperaturat parashikohen:

 


Shtuar 2.10.2025 08:58