Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet mahnitëse nga dimri i parakohshëm në Librazhd (VIDEO)

Këtë të enjte, Librazhdi është “pushtuar” nga dëbora. Reshjet e para sjellin probleme për banorët dhe natyrën. Dëbora e parë për këtë sezon, ka “zbarkuar” në malësitë e Librazhdit që mesditën e sotme, duke sjellë një panoramë të bukur, por edhe problematike për banorët dhe natyrën e zonës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, reshjet e dendura të dëborës kanë nisur rreth orës 11:00 në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe fshatin turistik të Fushë-Studenit, një destinacion i njohur për turizëm malor.

Fatmir Brazhda, e konsideron këtë një rast të rrallë: “Janë reshjet më të hershme të dëborës që kemi parë në vite, që në ditët e para të tetorit të cikat janë një sinjal i fortë i ndryshimeve klimatike”.

Por përveç bukurisë natyrore, dëbora e parakohshme ka shkaktuar edhe shqetësime të menjëhershme.

Bujqësia është në rrezik pasi banorët e kësaj zone nuk kanë mundur ende të përfundojnë shkuljen e patateve, ndërsa toka tashmë është mbuluar nga bora. Barinjtë nga ana tjetër janë zënë të papërgatitur.

Bagëtitë ndodhen ende në stane në kullota malore, duke rrezikuar dëmtimin e tyre për shkak të temperaturave të ulëta.

Pyjet dhe ekosistemet lokale po përballen me një stres klimatik, pasi bora e parakohshme prish ciklin natyror të vjeshtës dhe mund të shkaktojë dëmtime në bimësi.

Edhe në fshatrat e tjerë malorë të Librazhdit nga mesdita e sotme, reshjet e dëborës kanë zbardhur majat e maleve.

Ekspertët thonë se kjo situatë është një pasqyrë e qartë e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, të cilat tashmë po ndihen konkretisht edhe në Shqipëri.

 


Shtuar më 2.10.2025 13:49

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş