Valbona Mhilli thotë se Jozi u pendua për situatën me Gjestin në Big Brother VIP

Elita Rudi është rikthyer me sezonin e ri të programit “The Elite Way”, ku të ftuar kishte ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhillin.

Duke qenë se kishte mik të ngushtë, Jozefin Markun, ajo u pyet për situatën që mori vëmendje të madhe ku e kishte goditur me shuplakë në fytyrë Gjestin.

Ajo theksoi se këngëtari është penduar dhe këtë e ka shprehur me të gjithë, madje edhe nëpër intervista.
“Jozi ndihet shumë keq për situatën që ka ndodhur dhe absolutisht që e mirëpret dhe ka shumë respekt për Gjestin”, u shpreh ajo.

“Më ka shprehur personalisht, përtej kamerës. E ka shprehur dhe ka dhënë mendimin e tij se si ndodhet për situatën e ndodhur”, theksoi tutje.

Sa i përket raportit me fituesin e këtij edicioni, gazetarja tha se ka kontakt herë pas here dhe se ndiqen në rrjete sociale.


Shtuar 1.10.2025 12:57