SHFAQJA E SUPER BOUL! Bad Bunny zgjidhet për spektaklin: Për kulturën dhe historinë tonë

Artisti fitues i çmimeve “Grammy”, Bad Bunny, është përzgjedhur për koncertin në finalen e Super Bowl LX, që do të zhvillohet më 8 shkurt 2026 në Santa Clara, Kaliforni.
“Ajo që po ndiej shkon përtej meje,” tha 31 vjeçari, në një deklaratë për shtyp.

“Është për ata që erdhën para meje dhe vrapuan qindra jardë, që unë të hyja dhe të shënoja një touchdoën

Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë. Ve y dile a tu abuela, que seremos el HALFTIME SHOË DEL SUPER BOËL,” tha ai në spanjisht, që përkthehet:

“Shko dhe tregoja gjyshes tënde se ne do të jemi koncerti i pjesës së dytë të Super Boël-it.”, shkroi me tej artisti.

Koncerti I pjesës ssë dytë të finales së Super Boël LX, është një prej evenimenteve artistike më të rëndësishme në SHBA, për shkak të audiencës së lartë që arrin

“Bad Bunny përfaqëson energjinë globale dhe gjallërinë kulturore që përkufizojnë skenën muzikore të sotme,” thanë përfaqësues Ligës Kombëtare të Futbollit (Amerikan).

“Si një nga artistët më me ndikim dhe më të dëgjuar në botë, aftësia e tij unike për të bashkuar zhanre, gjuhë dhe audienca e bën atë një zgjedhje natyrale dhe emocionuese për skenën e pjesës së dytë të Super Bow-it, shtoi ai

Emri i plotë i Bad Bunny është Benito Antonio Martinez Ocasio. Ai publikoi albumin e tij të gjashtë në janar. Gjithashtu është aktor dhe bashkëthemelues i agjencisë së marketingut sportiv Rimas Sports, ndërsa është bashkëpronar i ekipit të basketbollit portorikan Los Cangrejeros de Santurce.

“Çfarë ka bërë dhe vazhdon të bëjë Benito për Porto Rikon është vërtet frymëzuese,” tha Jay-Z , si producent ekzekutiv I shfaqjes,

Shpallja e Bad Bunny për Super Bowl LX erdhi pas spekulimeve në rritje se Taylor Swift mund të ishte artistja që do të argëtonte botën në finalen e Super Boull


Shtuar 29.09.2025 15:37