BBVK4 shtyhet për shkak të zgjedhjeve, ja kur nis spektakli

Përgatitjet për sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas burimeve pranë produksionit, spektakli do të startojë më 31 tetor, duke rikthyer një prej formateve më të ndjekura në ekranet shqiptare.

Këtë edicion, producentja e spektaklit do të jetë Olsa Muhameti, ndërsa drejtimi i mbrëmjeve do t’u besohet sërish Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, dyshja që kanë udhëhequr edhe edicionet e mëparshme.

Arsyeja e shtyrjes së nisjes

Fillimisht, nisma e spektaklit ishte planifikuar të ndodhte më herët gjatë tetorit, por për shkak të zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë, produksioni ka vendosur që premiera të zhvendoset drejt fundit të muajit.

Banorët ende sekret

Ndërkohë, emrat e banorëve që do të hyjnë në “shtëpinë më të famshme në Kosovë” nuk janë zbuluar ende. Fansat e programit presin me padurim të mësojnë se cilët personazhe do të bëhen pjesë e këtij edicioni, duke e kthyer edhe njëherë BBVK në qendrën e vëmendjes së publikut dhe mediave.

Edicioni i katërt pritet të jetë edhe më i fortë, duke parë suksesin e madh të tre edicioneve të para. Produksioni ka lënë të kuptohet se priten risi në format, surpriza në dinamika dhe një kast banorësh që do të mbajë publikun të lidhur për javë të tëra.


Shtuar 28.09.2025 16:11

Tags: ,