Tencione mes Europes dhe Rusisë, NATO: Do të rrëzojmë çdo avjonë që shkel hapësirat ajrore

Diplomatët perëndimorë kanë paralejmëruar Rusinë se NATO është gati të rrëzojë aeroplanët luftarakë që shkelin hapësirën ajrore të vendeve të tjera. The Moscow Times raportoi se diplomatët britanikë, francezë dhe gjermanë i kanë paralajmëruar homologët e tyre nga Moska, se NATO është e përgatitur të rrëzojë avionë rusë. Kjo vjen pasi Rusia ka kryer disa shkelje në hapësirat ajrore të shumë vendeve euroipane.

Diplomatët rusë u përballën me një takim të tencionuar me të dërguarit europianë, lidhur me ndërhyrjen e supozuar në hapësirën ajrore estoneze të javës së kaluar nga tre avionë luftarakë MiG-31. Ndërkohë që diplomatët rusë argumentuan se fluturimet ishin një përgjigje ndaj veprimeve ukrainase kundër Krimesë. Ata pretenduan se mbështetja e NATO-s për Kievin e kishte futur Evropën në konflike të drejtpërdrejta me Moskën.

“Ne këmbëngulim që të gjitha fluturimet tona të operohen në mënyrë strikte në përputhje me rregulloret ndërkombëtare”, u tha ai gazetarëve. Një sërë inkursionesh ajrore të kohëve të fundit, përfshirë ato në Rumani, Poloni dhe Estoni, kanë vënë në provë unitetin e NATO-s dhe kanë ekspozuar boshllëqe në rregullat dhe pajisjet e mbrojtjes ajrore në krahun lindor të aleancës së udhëhequr nga SHBA-të. tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Por, Moska ka mohuar publikisht akuzat për shkelje të hapësirës ajrore. Ambasadori rus në Francë, Alexei Meshkov, tha për një radio franceze se rrëzimi i një avioni rus nga NATO nën pretekstin e një shkeljeje të dyshuar të hapësirës ajrore do të ishte luftë. Krahas kësaj edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore.


Shtuar 26.09.2025 16:12

Tags: ,