Këshilli bashkiak votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, Ilir Alimehmeti: U mbrojt deri në grahmën e fundit! Ai nuk ka vepruar i vetëm

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, reagoi pas shkarkimit të Erion Veliajt, duke thënë se “sot misioni u krye”.

alimehmeti

Pas përfundimit të seancës ku në unanimitet u votua për shkarkimin e Veliajt, Alimehmeti tha për mediat se “Veliajt u mbrojt deri në grahmat e fundit nga Këshilli Bashkiak”, që siç theksoi siç theksoi ai “ka miratuar çdo propozim te Veliajt”.

Ai e cilësoi këtë votim si “kurorëzimin me sukses të luftës për të shkarkuar Erion Veliajn”, duke nënvizuar se nuk duhet të ndalet vetëm me këtë hap.

“Vënia para përgjegjësisë së tij duhet të vazhdojë. Ai nuk i ka bërë i vetëm këto punë, por bashkë me qeverinë dhe Këshillin Bashkiak që ka votuar çdo gjë që ai ka sjellë,” deklaroi ai.

Sipas Alimehmetit, faji dhe përgjegjësia për situatën në bashki nuk qëndron vetëm te një individ, por te një sistem i tërë që, sipas tij, ka bashkëpunuar për të mbuluar keqmenaxhimin.

Ilir Alimehmeti: Tiranë u krye, Erion Veliaj sot shkarkohet, çohet propozimi për shkarkim nga këshilli bashkiak për të gjithë që i ka bërë bashkisë së Tiranës, pavarësisht urdhrit politik të Edi Ramës. I mbrojtur deri në gramën e fundit nga po ky këshill bashkiak që sot e shkarkoi, që bashkoi votat me ne. Vënia para përgjegjësisë së tij duhet të vazhdojë. Ai nuk i ka bërë i vetëm këto punë, por bashkë me qeverinë dhe këshillin bashkiak që ka votuar cdo gjë që ai ka sjellë. Sot ishte kurorëzimi me sukses i luftës për të shkarkuar Erion Veliajn.


Shtuar 23.09.2025 17:45