Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se ka qenë i përfshirë në përpjekje për të arritur një armëpushim mbi konfliktin në Gaza, ndërsa theksoi se palët negociuese duhet të përfundojnë këtë qëllim.
Trump më tej solli në vëmendje faktin që disa vende të fuqishme, si Britania, Franca, Kanadaja, Portugalia, etj., kanë njohur shtetin palestinez ditët e fundit.
Sipas tij, kjo përbën një “shpërblim” për mizoritë e kryera nga grupi i Hamasit.
“Njohja e një shteti palestinez, në këtë moment, është një shpërblim për Hamasin dhe aktet e tij barbare,” tha ai.
Në vend që t’i jepet hapësirë kërkesave të Hamasit, Trump tha se ata që dëshirojnë paqe duhet të bashkohen në një mesazh të vetëm, lirimi i pengjeve tani.