Mijëra protestues kanë dalë në sheshe në mbarë Italinë për grevën e përgjithshme në mbështetje të popullsisë së Gazës, të shpallur nga sindikatat bazë.
Mediat italiane informojnë se në Milano është kaos.
Përplasje me policinë në Stacionin Qendror, ku protestuesit, me flamuj palestinezë, thyen xhamin kryesor të hyrjes. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën
Tensione edhe pranë konsullatës amerikane, ku u dogj një flamur i SHBA-së.
Në Romë dolën mbi pesëdhjetë mijë vetë, sipas vlerësimeve të para.
Portet e Gjenovës, Livornos dhe Margheras (Venedik) u bllokuan.
Në Bolonjë një grup hyri në autostradën A14 me flakadanë dhe flamuj, duke ndërprerë qarkullimin.
E njëjta gjë ndodhi edhe në aksin Firence-Pisa-Livorno.
Grupime protestuesish bllokuan hyrjet e disa universiteteve në të gjithë vendin.
Grevë ka nisur në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 23:00 të së hënës. Protesta dhe në Torino, Firence, Ankona, Bari dhe Palermo.