I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me lëndë narkotike (EMRI+VIDEO)

Një i ri është kapur në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar një pako me kokainë, me qëllim për ta shitur në doza në zonat e Yzberishtit, Kasharit dhe “Ali Demi”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” është vënë në pranga shtetasi Behar Sorra, 22- vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi Behar Sorra. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi””, – thuhet në njoftim.

Autoritetet raportojnë se kanë sekuestruar pakon me 564 gramë lëndë narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.

Policia thotë se vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.