Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan.
Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel.
Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.