Po ecte në terrenin e thepisur të Kelmendit, 40-vjeçari bie në humnerë dhe gjen vdekjen

Po ecte në një terren të thepisur të malësisë së Kelmendit në Shkodër, bie në humnerë dhe humb jetën në rrethana ende të paqarta 40-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të ditës së sotme në vendin e quajtir “Kozhnje”, kurse viktima është M.Ç., banues në fshatin Fushë-Grudë.

“Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije policia vendore për dinamikën paraprake të ngjarjes.

Gjithsesi rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti mbeten të panjohura, ashtu sikurse arsyeja përse po ecte në një terren të rrezikshëm malor.

Policia sqaroi se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Shtuar 18.09.2025 17:16