Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e 15-të në Serie A në 15 ndeshje të luajtura.
Ecuri fantastike e suedezit, që ka peng mungesat e mëdha për shkak dëmtimesh.
Për “Sky Sport”, ai foli pas ndeshjes së fituar në Firence ndaj Fiorentinas ku edhe shënoi gol dhe kapi dy herë shtyllën.
“Pas një disfate dhe largimit nga Evropa, Scudetto mbetet ende si objektiv. Ne donim të fitonim me çdo kusht, treguam karakterin tonë dhe duhet të vazhdojmë”.
Për momentin: “Unë jam duke marrë përgjegjësi, duke ndihmuar brenda dhe jashtë fushe. Sot kam luajtur të gjithë ndeshjen, është një moment intensiv, tani ka një pushim”.
Për ekipin kombëtar: “Dëshira ime ishte të vazhdoja të luaja dhe të isha i lumtur.
Kombëtarja është një nder, një nder i madh. Trajneri erdhi dy herë për të folur me mua, tani jam thirrur”.
“Ndihem i ri, të mos flasim për moshën. Sa më shumë kohë të kalojë aq më i ri ndihem”.
Për të ardhmen: “Paolo më vë nën presion, ai dëshiron të shohë atë që bëj në fushë për të treguar se e meritoj rinovimin (bën shaka). Gjithçka është nën kontroll, nuk ka asnjë nxitim”.