Me vëllain në krahë, Ansi zbulon emrin e djalit të vogël të Sinanit dhe Andrrës (FOTO LAJM)

Andrra Destani e Sinan Hoxha janë  bërë prindër të dy fëmijëve para du ditëve. Andrra ka sjellë në jetë djalin e dytë dhe e gjithë familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur ndau vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të bebushit pa ja zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle gjumë.

“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, ka shkruar Andrra në postim.
Së fundmi është bërë publik emri i vogëlushit. Mesa duket ekskluziviteti i dhënies së këtij lajmi i është lënë vëllait të tij më të madh, i cili me ndihmën e Andrrës padyshim ka publikuar në Instagram një foto me vëllanë e vogël në krah, krahas së cilës shkruan:

“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, duke na zbulur kështu emrin e veçantë të bebushit.

Kujtojmë se fillimisht çifti i njohur e mohuan lajmin e shtatzënisë së dytë të Andrrës, sepse pritën sa të kalonin me sukses muajt e parë. Më pas në dhjetor, gjatë festave të fundvitit, Andrra tregoi se ishte sërish shtatzënë dhe madje zbuloi gjininë e bebushit.

“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, shkroi Andrra në një postim

 Djali i parë i Andrrës dhe Sinanit ka lindur në maj të 2016-tës dhe për pak muaj do të festojë 5-vjetorin si vëlla i madh.

Shtuar 22.03.2021 08:03