Gjyqtarja Etleva Deda, ka caktuar datën 29 shtator ora 12:00 për të zhvilliar seancën paraprake, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
Ndaj kryebashkiakut janë ngritur 12 akuza penale, si korrupsion i zyrtarëve të lartë kryer në bashkëpunim ne 9 raste, pastrim parash, deklarim i rremë të pasurisë, fshehje të ardhurash, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit.