Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për atë që ndodhi me listat e koalicionit, duke “shpërthyer” ndaj Endri Shabanit, të cilin e quajtur “tradhtar” dhe të përdorur si “Kalë Troje” nga pushteti. Megjithatë, Lapaj shtoi se lëvizja e drejtuar prej tij do të vijojë dhe nuk do të demoralizohen.
Pjesë nga biseda:
Adriatik Lapaj: Kjo që sapo rreshtuat në linjë kronologjike, tregon atë për të cilën kam vite që bërtas, kapjen e sistemit nga dy njerëz, nga një pakicë që ka marrë peng një popull të gjithë. E gjithë beteja është për këtë, për zhbërjen e këtij sistemi që nuk lejon një njeri të garojë dhe nuk lejon askënd të ketë aspiratë për të mos u rreshtuar te asnjëri prej këtyre.
Ata kanë ndërtuar një sistem, që siç e patë, e fragmentarizon votën dhe e dyta, pasi merr shumë votë me lista të mbyllura nuk të lejon të garosh, madje as ato forca që duan të kenë garë në parti nuk e lejon. Ne e bëmë betejën për të ekspozuar këtë të keqe që ka kapluar vendin. Kjo është nëna e të gjithë të këqijave, që pasi sulmuan dhe shpifën, ne arritëm ti çonim 64 mijë shtetas të në votonin dhe të numërohej kjo votë, se janë edhe 16 mijë vota të pavlefshme. Pasi ndodhi kjo dhe u doli tej parashikimeve, si mund të lejonin ata të shkonte në Parlament një njeri që përfaqësonte 80 mijë vota. Kur panë që nuk joshën dot drejtuesit e kësaj lëvizje, me metodat e tyre, përdorën Kalin e Trojës, që ka ndodhur në histori këtu e mijëra vite, që gjithmonë gjendet një tradhtar, për të ndalur misionin tonë për lista të hapur. Kjo është dëshmi e qartë që jo nuk duhet të demoralizohemi, por duhet ta shumëfishojmë punën tonë pasi kemi gjetur thembrën e akilit dhe aty duhet goditur. Ata nuk lejojnë as një mandat të vetëm. Çfarë do ti bënte një mandat? Nuk ishte puna e një mandati por të mos lejohet modeli i atyre që vijnë përmes garës dhe sjellin vlera. Po të shkonte deputeti jonë i zgjedhur përmes garës, do të ishte deputet me një mandat që përfaqësonte 80 mijë vullnete.
Ylli Rakipi: Ju thoni përdorën Kalin e Trojës. A është naivitet nga ana juaj, koaliconi me Shabanin? Përse ju duhej koalicioni me një parti që kishte garuar edhe më parë dhe nuk kishte patur ndonjë rezultat domethënës?
Adriatik Lapaj: Ne vendosëm politikisht të dëgjonim vullnetin qytetar për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit, atyre subjekteve që konsideroheshin të reja. I shtrimë dorën të gjithë subjekteve. Nga këto pranoi të bëhej pjesë Nisma Thurje. Referuar shifrave, është ashtu siç thoni ju, por nuk jemi nisur nga llogaritja e shifrave por modelit. I shtrimë dorën e bashkëpunimit pë të dhënë mesazhin, që Lëvizja Shqipëria Bëhet që del forcë e tretë në sondazhe, bënë marrëveshje me një forcë që del 0.2%, për standardin dhe jo për matematikë, për të dhënë një model që këta nuk kanë ego të sëmura, për të mbjellë një farë të re të modelit të garët. Siç e patë, më vjen keq për këtë dhe nuk do të ndalim asnjëherë pa kërkuar ndjesë. Subjekti në fjalë paskësh qenë me mendimin e keq. Do të thoni ju, duhet ta kishit parashikuar. Po, por unë nuk jam politikan i zakonshëm dhe as i shkolluar për politikë, apo i kalitur në parti politike të vjetra. Unë dhe ekipi që përfaqësoj, jam djalë që kam qenë 13 vite aktivist në këtë vend, duke udhëhequr disa nga protesta më të mëdha në këto 13 vite dhe jam avokat që kam vendosur profesionin në funksion edhe të publikut. Ju thoni naivitet, tani cili është gabimi, që i shtriva dorën e bashkëpunimit? Që ne donim të fusnim modelin e garës? Ajo që kemi bërë ka qenë në funksion të promovimit të garës dhe një ditë ajo do të hapet, edhe me koston e asaj që ndodhi.
Ylli Rakipi: Kjo është si në futboll, trajneri, duhet ta shohë përpara. Sherri juaj përveç aspektit personal dhe përdorimit të dajës së Shabanit për t’ju djegur, ishin listat e hapura dhe lufta për këto lista përfundoi në komedi. Më keq se ç’ka bërë Rama me Berishën. Ata kanë bërë një kod që nuk e hanë as qentë, por ju e shëmtuat edhe më shumë ata që kishte bërë Rama me Berishën. Ju u servirët shqiptarëve “mollë” akoma më të kalbura.
Adriatik Lapaj: Në mënyrë figurative, një mollë e mori në qafë që në gjenezë këtë punë… Ju përdorni termin “ju”, vendosni pa dashje një shenjë barazimi. E patë ju atë shembullin me mollë (të Shabanit)? E di sa herë e kam parë te zyrat e mia? Më vinte aty me mollë…
Ylli Rakipi: Jo nuk ka mundësi, vinte me mollë?
Adriatik Lapaj: E di sa herë e kam dëgjuar unë këtë leksionin e mollëve? Po them, mund të më bëni me faj për çdo gjë, por jo përse besova që të bëj një kauzë të përbashkët për atë që konsideroj më të rëndësishmen në angazhimin tim publik. Unë jam për hapjen e garës, kur sheh që vjen një aleat, je dakord. Tani, Kaini dhe Abeli, vëllezër, por e vrau Kaini Abelin, e tradhtoi, që atëherë. Pse nuk e parashikuam? Më i zgjuar isha unë si Gjergj Kastrioti apo Jezu Krishti?
Ylli Rakipi: Ju donit të mundni Edi Ramën dhe Berishën me armët e veta. Tani te ju kush e bëri këtë listë?
Adriatik Lapaj: E ka sjellë si propozim Endri Shabani. Ky ishte atentat dhe atentatori ka emër.