Samiti i Berlinit, Rama falenderon Angela Merkel: Po mbani gjallë diçka që BE po e vret

Kryeministri Edi Rama ka shprehur falenderimet e tij ndaj kancelares Angela Merkel pasi kjo e fundit dha lajmin se do të dhurojë doza vaksine për Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit shumë Angela. Do të doja që të të falenderoja sinqerisht që keni iniciuar dhe jeni angazhuar në këtë proces. E di që s’të pëlqejnë lavdatat. Por mendoj se procesi që keni nisur ka qenë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që Bashkimi Europian po vret”, shprehet Rama.

Gjithashtu Merkel ka prekur një tjetër çështje, të të heqjes së tarifave roaming.Eliminimi i tërësishëm i tarifave, ka nisur të zbatohet më 1 korrik 2021. Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Fjala e Ramës:

Faleminderit shumë Angela. Do të doja që të të falenderoja sinqerisht që keni iniciuar dhe jeni angazhuar në këtë proces. E di që s’të pëlqejnë lavdatat. Por mendoj se procesi që keni nisur ka qenë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që Bashkimi Europian po vret. Flakën e shpresës tek e ardhmja. Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë autorësi në proces. Është e rëndëisishme që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit bazuar në planin e ri ekonomik dhe të investimeve. Sigurisht është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit të rajonit që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE janë duke e ndërlikuar rrugën tonë në Be dhe po luajnë rolin e kundërt. Gjithsesi, siç do të thoshte edhe legjendari Donald Trump: Është ajo që është! (It is ëhat it is!) Kështu na duhet të ecim para me ato që kemi dhe mendojmë se procesi i Berlinit dhe ajo që është nxjerrë prej tij është shylla më e fortë e shpresës për të ardhmen.


Shtuar 5.07.2021 19:20