SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas kuadrit të propozuar, azilkërkuesit do të duhet të kërkojnë mbrojtje në vendin e parë ku hyjnë, jo në një vend sipas zgjedhjes së tyre. Azili do të jetë i përkohshëm dhe vendi pritës do të vendosë nëse kushtet në vendin e origjinës janë përmirësuar mjaftueshëm për të lejuar deportimin – një ndryshim rrënjësor nga mënyra se si funksionon azili në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.
Ndërkohë, me kriminalitetin në rritje, që shpesh presidenti i SHBA-së e lidh me emigrantët e paligjshëm, Trump tha: Ne gjithashtu do të dërgojmë Gardën Kombëtare në Memfis për të ndihmuar, ashtu siç bëmë në Uashington”.


Shtuar 12.09.2025 16:30