Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, ka folur për mënyrën se si ka qenë shënjestër e fyerjeve për vite me radhë për shkak të peshës së saj, gjë që e ka bërë të ndihet e pasigurt.
“Kam pasur shumë probleme me peshën në jetën time dhe është diçka për të cilën jam shumë e ndjeshme”, tha ajo në një intervistë për revistën Allure.
Ajo shtoi se i lufton këto pasiguri me terapinë dialektike të sjelljes (DBT), një terapi e krijuar për njerëzit që përjetojnë emocione intensive.
“Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë. Pse më lind ky emocion?”, tha ajo.
Artistja e famshme tha se disa terapistë u ofrojnë pacientëve karta me emocione të ndryshme të shkruara mbi to dhe pyetje për t’i ndihmuar ata t’i kuptojnë ato.
“Patjetër që duhet të jesh i gatshëm të punosh për këtë, dhe kjo mund të jetë e ndërlikuar”, theksoi tutje.
Gomez u diagnostikua me lupus në vitin 2014, pas së cilës iu nënshtrua një transplanti veshke dhe kimioterapie.